Më në fund, pas dy javë mungese QKMF e Suharekës furnizohet me insulin

Ditë më parë SuharekaOnline kishte reaguar se si QKMF e Suharekës nuk është furnizuar me insulin nga Ministria e Shëndetësisë edhe rreth 10 ditë më vonë se kohë e paraparë.

Disa qytetarë të cilët përdorin insulinën, kishin dërguar shqetësimet e tyre për mos furnizim si zakonisht me insulin.

E sot gjatë ditës në kuadër të furnizimit të zakonshëm QKMF e Suharekës është furnizuar edhe me insulin.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline farmacistja përgjegjëse e QKMF-së në Suharekë, Lorza Gashi.

Gashi cila tha se sot është bërë furnizmi me insulin të të gjitha llojeve sipas kërkesës që është bërë.

“Ne zakonisht furnizohemi një herë në muaj dhe këtë radhë kemi vonesë në furnizim për afro 15 ditë për shkak të gjendjes së jashtzakonshme, mirëpo sot jemi furnizuar me të gjitha llojet e insulinës” ka thënë ajo.

RAPORTO