Me 7 dhe 8 qershor riprovimet dhe provimet për maturantët e SHMT “Skënder Luarasi”

31.05.2021

Tashmë jemi duke hyrë në muajin, kur nxënësit e shkollave të mesme përfundojnë vitin shkollor 2020/21. Për shkak të pandemisë COVID-19 përfundimi i vitit shkollor kësaj here është shtyrë, ku nxënësit e klasave të 12-ta e përfundojnë më 3 qershor, ndërsa nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta e përfundojnë më 24 qershor, ndërsa për […]

Me 7 dhe 8 qershor riprovimet dhe provimet për maturantët e SHMT “Skënder Luarasi” Foto: Ilustrim

Tashmë jemi duke hyrë në muajin, kur nxënësit e shkollave të mesme përfundojnë vitin shkollor 2020/21.

Për shkak të pandemisë COVID-19 përfundimi i vitit shkollor kësaj here është shtyrë, ku nxënësit e klasave të 12-ta e përfundojnë më 3 qershor, ndërsa nxënësit e klasave të 10-ta dhe 11-ta e përfundojnë më 24 qershor, ndërsa për parafillorët dhe klasat 1-8 mësimi do të përfundojë me 7 korrik.

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur agjendën e aktiviteteve për nxënësit maturantë.

Ndër tjerash në këtë agjendë thuhet se riprovimet dhe provimet e klasave të 12-ta do të mbahen më 7 dhe 8 qershor duke filluar nga ora 08:00 deri në 13:00.