Me 45,749 banorë rezidentë, Komuna e Suharekës renditet e 12-ta në Kosovë
Të dhënat e publikuara sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për popullsinë rezidente sipas gjinisë dhe grupmoshave në komunat e Kosovës ofron një pasqyrë të detajuar për strukturën demografike të komunës së Suharekës.
Popullsia totale e Komunës së Suharekës është 45,749 banorë.
Numri i femërave gjithsej është 23,033 dhe përbëjnë 50,34% të banorëve, ndërsa numri i meshkujve është për 317 më i vogël, me gjithsej 22,716 meshkuj, ku përbëjnë 49,66% të banorëve.
Ndarja sipas grupmoshave:
- 0-4 vjeç: 2,886
- 5-9 vjeç: 3,215
- 10-14 vjeç: 3,537
- 15-19 vjeç: 3,509
- 20-24 vjeç: 3,901
- 25-29 vjeç: 3,179
- 30-34 vjeç: 3,056
- 35-39 vjeç: 2,722
- 40-44 vjeç: 2,726
- 45-49 vjeç: 2,955
- 50-55 vjeç: 3,162
- 60-64 vjeç: 2,579
- 65-69 vjeç: 2,001
- 70-74 vjeç: 1,467
- 75-79 vjeç: 944
- 80-84 vjeç: 622
- 85+ vjeç: 315
Suhareka renditet në vendin e 12-të nga gjithsej 38 komuna në Kosovë, sipas popullsisë totale.
Komunat që kanë më shumë banorë se sa Komuna e Suharekës janë:
- Prishtina – 227,466
- Prizreni – 147,246
- Ferizaj – 109,255
- Gjilani – 90,015
- Peja – 82,745
- Gjakova – 78,699
- Mitrovica – 64,724
- Fushë Kosova – 63 949
- Vushtrria – 61,528
- Podujeva – 88,499
- Lipjani – 55,044
Komunat që kanë më pak popullsi sesa Suhareka janë të gjitha komunat e tjera përveç atyre të përmendura më sipër.
Dinamika demografike e Suharekës
Popullsia më e madhe është në grupmoshën 20-24 vjeç, me 3,901 banorë, që tregon për një numër të konsiderueshëm të rinjsh.
Popullsia më e vogël është në grupmoshën 35-39 vjeç, me 2,722 banorë.

