Më 29 tetor mbledhja e 10-të e Kuvendit të Komunës së Suharekës

21.10.2021

Kryesuesi i Kuvendit ka caktuar mbledhjen e 9 (nëntë) të rregullt për vitin 2021, të Kuvendit të Komunës në Suharekë. Mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 29 tetor 2021, me fillim nga ora 10:00. Njëherit është propozuar ky rend dite:1. Miratimi i procesverbalit nga […]

Më 29 tetor mbledhja e 10-të e Kuvendit të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Kryesuesi i Kuvendit ka caktuar mbledhjen e 9 (nëntë) të rregullt për vitin 2021, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 29 tetor 2021, me fillim nga ora 10:00.

Njëherit është propozuar ky rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal 2021-2029;
3. Shqyrtimi i raportit financiar të administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-shtator 2021;
4. Pyetje dhe përgjigjje.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Ftese-Kuvendit-te-Komunes