Më 28 shtator mbledhja e 9-të e Kuvendit të Komunës së Suharekës

21.09.2021

Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të Ligjit, Nr-03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-2008/28”, e në mbështetje të nenit 5, të udhëzimit administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenin 33 paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, Kryesuesi i […]

Bazuar në nenin 43, paragrafi 1, të Ligjit, Nr-03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr-2008/28”, e në mbështetje të nenit 5, të udhëzimit administrativ (MAPL) Nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, nenin 33 paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Suharekës, 01-Nr-8336, të datës 04.11.2008, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës në Suharekë ka caktuar mbledhjen e radhës.

Kryesuesi i Kuvendit ka caktuar mbledhjen e 9 (nëntë) të rregullt për vitin 2021, të Kuvendit të Komunës në Suharekë.

Mbledhja e nëntë e rregullt të Kuvendit të Komunës së Suharekës është caktuar që të mbahet më 28 shtator 2021, me fillim nga ora 10:00.

Njëherit është propozuar ky rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e të hyrave e të dalurave të  buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2022;
3. Pyetje dhe përgjigjje.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë.