Më 17 shkurt Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës

30.01.2020

Në mbledhjen e parë të asamblesë komunale për vitin 2020 si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e Halil Kastratit “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës. Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar për kontributin e Halil Kastratit në Suharekë që nga ndërtimi […]

Më 17 shkurt Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës

Në mbledhjen e parë të asamblesë komunale për vitin 2020 si pikë e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e Halil Kastratit “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës.

Në fjalën e tij kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar për kontributin e Halil Kastratit në Suharekë që nga ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë dhe ndërtimi i shtëpisë së pleqëve në Gjinoc.

Gëzim Kryeziu ka deklaruar se e çmon punën e Halil Kastratit por është kundër këtij propozimi. Jeton Rrakaqi në emër të PDK-së dhe Shefket Kolgeci në emër të LDK-së e kanë mbështetur propozimin.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës pa paisje për matje gjeodezike, drejtori kërkon ndihmën e gjeodetëve privat

Sipas projekt-vendimit, z. Halil KASTRATI i lindur me 17.04.1975 në  Prizren, Përfaqësues i shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, me seli nё Prizren, shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.  

Me rastin e shpalljes qytetar nderi, Kryetari i Komunës së Suharekës, do t’i dorëzojë z. Halil KASTARTI medaljen “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës dhe do ta regjistron në regjistrin e bartësve të titullit “QYTETAR NDERI” i Komunës së Suharekës.

Sipas kryetarit Muharremaj ndarja e çmimit do të bëhet me 17 shkurt 2020 me një mbledhje solemne të kuvendit komunal.