Mësimi do të fillojë në 33 shkolla të Suharekës, Muharremaj kërkon nga prindërit ti këshillojnë fëmijët

30.08.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për EkonomiaOnline ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës është gati për fillimin e vitit të ri shkollor me 14 shtator. Ai gjithashtu ka theksuar se vetëm në tri shkolla të Suharekës do të punohet me dy ndërrime. “Ne jemi gati dhe kemi 33 […]

Mësimi do të fillojë në 33 shkolla të Suharekës, Muharremaj kërkon nga prindërit ti këshillojnë fëmijët Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në një intervistë për EkonomiaOnline ka bërë të ditur se Komuna e Suharekës është gati për fillimin e vitit të ri shkollor me 14 shtator.

Ai gjithashtu ka theksuar se vetëm në tri shkolla të Suharekës do të punohet me dy ndërrime.

“Ne jemi gati dhe kemi 33 shkolla, dhe jemi duke kaluar në fazën e parë ku mbi 70% fillon mësimi komplet në komunën e Suharekës, përveç në tri shkolla që kemi probleme do të punohet me ndërrime. Do të vendosim për gjimnazin, ku do të punohet me dy ndërrime. Përndryshe në shkolla të tjera mësimi fillon me 14 shtator”.

Muharremaj ka kërkuar nga prindërit që të punojnë më shumë me fëmijët e tyre, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Unë kisha kërkuar nga prindërit të punojnë me fëmijë të vet”.

“Çdokush duhet të përgatitet për në shkollë dhe shpresoj që kësaj sfide  t’ia dalim me sukses. Ka rritje të gjobave edhe në Suharekë, mirëpo masat janë duke zbatuar”.