Mbillen mbi 100 pisha në fshatin Reçan

Sot banorët e fshatit Reçan së bashku me kryetarin e Suharekës dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, kanë mbjellur mbi 100 pemë në hapësirat gjelbëruese të fshatit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali  Muharremaj, drejtori i Shërbimeve Publike z.Enver Shabani, zyrtar të kësaj drejtorie dhe banorë të fshatit Reçan, kanë mbjellur sot mbi 100 pisha përreth lumit të fshatit dhe kanë krijuar hapësira gjelbëruese në këtë fshat.

Këtij aksioni ju kanë bashkangjitur edhe qytetarë të moshave të ndryshme nga fëmijtë e fshatit e deri te pleqtë e moshuar të cilët gjetën vullnetin të mbajn në duart e tyre lopatat dhe pishat që u mbollën.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.