Mbi 820 kurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019

20.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”. Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile të Kosovës. Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18 757 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në […]

Mbi 820 kurorëzime në Komunën e Suharekës gjatë vitit 2019 Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) kishte publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë 2019”.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e gjendjes civile të Kosovës.

Në vitin 2019 janë grumbulluar gjithsej 18 757 fleta statistikore për kurorëzime, DEM-3. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2019 janë kurorëzuar 17 577 qifte-bashkëshortore.

Të kurorëzuar sipas përkatësisë etnike: shqiptare janë 95.5% femra dhe 96.7% meshkuj; serbe janë 0.5% femra dhe 0.5% meshkuj; turke 0.4% femra dhe 0.5% meshkuj; boshnjake janë 1.0% femra dhe 0.4% meshkuj; rome, ashkalike dhe egjiptiane janë 1.1% femra dhe 1.1% meshkuj; kurse me përkatësi tjetër etnike janë 1.5% femra dhe 0.4% meshkuj.

Agjencia e Statistikave poashtu ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt të këtij viti, në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 829 çifte, shkruan SuharekaOnline.

Rikujtojmë se gjatë muajit janar të vitit 2021, në Komunën e Suharekës janë kurorëzuar 103 çifte, me këtë numër të kurorëzimeve nga 38 komuna, Suhareka në janar të vitit aktual u rendit si komuna e gjashtë për nga numri më i madh i tyre.

KomunaKomuna e kurorëzimitPërqindje (%)Vendbanimi përbashkët i
bashkëshortëve pas
kurorëzimit
Përqindje (%)
Suharekë8294,4%8424,5