Mbi 520 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

22.08.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,279 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 8 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 79 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve pozitive me […]

Mbi 520 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 2,279 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 8 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 79 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  410, Prizren  222, Pejë  187, Ferizaj  180, Gjilan  161, Podujevë  132, Gjakovë  113, Fushë Kosovë  112, Mitrovicë  103, Klinë  88, Malishevë  59, Istog  54, Gllogoc  53, Lipjan  52, Suharekë  47, Vushtrri  41, Kaçanik  38, Viti  38, Rahovec  37, Shtime  35, Kamenicë  32, Deçan  21, Skenderaj  18, Hani i Elezit  13, Dragash  12, Junik  7, Obiliq  5, Graçanicë  4, Shtërpcë  2, Kllokot  2, Novobërdë  1.

Po ashtu, janë shëruar 325 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 107.025 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  54, Gjakovë  42, Ferizaj  29, Fushë Kosovë  22, Mitrovicë  21, Pejë  20, Gjilan  19, Podujevë  18, Viti  16, Gllogoc  10, Malishevë  9, Kamenicë  8, Klinë  8, Obiliq  7, Lipjan  7, Skenderaj  5, Kaçanik  5, Istog  4, Rahovec  4, Shtime  4, Prizren  4, Suharekë  2, Vushtrri  2, Deçan  2, Shtërpcë  1, Dragash  1, Junik  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 18.287, prej tyre 525 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 127,627 raste dhe 2,315 raste të vdekjes.