Sipas të dhënave zyrtare në Qendrën e Vaksinimit në Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë janë administruar në total 46 mijë e 446 doza të vaksinës anti-COVID.
Ndryshe Suhareka vazhdon të jetë në TOP-10shen e komunave për nga numri i imunizimeve, ku kësaj liste i prin Prishtina me 208,475.
Ndërsa, deri më tani që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani me dy dozat e vaksinës janë vaksinuar 520 mijë e 182 qytetarë, kurse vetëm me një dozë 792 mijë e 730 qytetarë.
Në raportin e fundit Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) raportoi për dy vdekje dhe 66 raste të reja me COVID-19.