Mbi 440 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

14.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 259 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë […]

Mbi 440 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë ka filluar të bie dukshëm. Ndërkohë edhe numri i rasteve aktive tashmë ka filluar të ketë rënie.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 259 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 9 raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  61, Pejë  35, Ferizaj  22, Gjilan  19, Fushë Kosovë  18, Prizren  14, Mitrovicë  13, Gjakovë  12, Suharekë  9, Vushtrri  9, Malishevë  7, Kaçanik  7, Podujevë  6, Rahovec  4, Obiliq  4, Lipjan  3, Klinë  3, Gllogoc  3, Dragash  3, Shtime  2, Mitrovica e Veriut  2, Istog  1, Hani i Elezit  1 ,Viti  1.

Po ashtu, janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  357, Ferizaj  137, Lipjan  129, Shtime  63, Gjilan  52, Gllogoc  39, Klinë  31, Pejë  19, Fushë Kosovë  15, Kaçanik  14, Obiliq  7, Shtërpcë  4, Graçanicë  1, Dragash  1, Hani i Elezit  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 17.000, prej tyre 447 raste aktive në Komunën e Suharekës.

,

Numri total i rasteve pozitive është 157,261 raste nga 1,116,017 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,809 raste të vdekjes.