Mbi 42 mijë të vaksinuar, Suhareka vazhdon të jetë në TOP-10 të komunave për nga numri i imunizimeve

22.09.2021

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 193 mijë e 786 doza të vaksinës anti-COVID. Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara. Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën […]

Mbi 42 mijë të vaksinuar, Suhareka vazhdon të jetë në TOP-10 të komunave për nga numri i imunizimeve Foto: Ilustrim

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 193 mijë e 786 doza të vaksinës anti-COVID.

Sipas të dhënave zyrtare Komuna e Suharekës vazhdon të renditet e 10-ta për nga numri i vaksinave të administruara.

Sipas raportimeve nga Qendra e Vaksinimit dhe Imunizimit në sallën e sporteve te Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, numri i të vaksinuarve me vaksinat anticovid të llojit AstraZeneca dhe Pfizer ka arritë shifrën 42,516.

Vaksinimi mbetet një prej mjeteve kryesore në luftë me pandeminë COVID-19.

Me përhapjen e variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që ende nuk janë vaksinuar të caktojnë sa më parë terminin për vaksinim në platformën online eKosova dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.