Mbi 3000 drunjë dekorativ do të mbillen në Komunën e Suharekës

Komunës së Suharekës do ti shtohen edhe mbi 3000 drunjë, kjo falë kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Zyra e kryetarit Muharremaj përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të fillojë mbjellja e mbi 3000 drunjëve dekorativ.

Premtimi për Komunën më të gjelbërt në Kosovë, po fillon të jetësohet, thuhet në njoftimin e zyrës së kryetarit.