Brenda 24 ore është regjistruar një rast pozitiv me COVID-19 në Komunën e Suharekës.
Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 48, Ferizaj 12, Pejë 6, Gjilan 5, Mitrovicë 5, Deçan 5, Podujevë 4, Viti 3, Vushtrri 3, Gjakovë 3, Gllogoc 2, Kaçanik 2, Fushë Kosovë 2, Prizren 2, Istog 2, Shtërpcë 1, Suharekë 1, Kamenicë 1.
Po ashtu, janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.
Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Deçan 2, Prishtinë 2.
Kurse numri i rasteve aktive është 740, prej tyre 26 raste aktive në Komunën e Suharekës.
Numri total i rasteve pozitive është 161,813 raste nga 1,401,547 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,991 raste të vdekjes.