Mbi 200 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

10.03.2021

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në ditët e para të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të vitit. Numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur edhe në Komunën e Suharekës, këtë e dëshmon më së miri fakti që Suhareka nga zona […]

Mbi 200 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në ditët e para të muajit mars të këtij viti ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me dy muajt e parë të vitit.

Numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur edhe në Komunën e Suharekës, këtë e dëshmon më së miri fakti që Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në atë të verdhë.

Javën që lamë pas në Komunën e Suharekës ishin konfirmuar 50 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 2 viktima, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa, zëdhënësi i Minstrisë në detyrë të Shëndetësisë, Faik Hoti përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur situatën me COVID-19 për të gjtiha komunat e Kosovës.

Në bazë të fotografisë së publikuar nga Hoti, bëhet e ditur se deri më datë 8 mars në Komunën e Suharekës kanë qenë 219 raste aktive me COVID-19.

Poashtu është bërë e ditur se nga marsi i vitit të kaluar deri më 8 mars të këtij viti në Komunën e Suharekës janë konfirmuar 1,251 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 962 janë shëruar dhe fatkeqësisht 70 të tjerë e kanë humbur betejën me këtë virus.

Rikujtojmë se masat Kufizuese që vlejnë për Komunën e Suharekës janë:

  1. Operatorëve ekonomik iu lejohet puna nga 05:00 deri në 22:00.
  2. Qendrat tregtare lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00
  3. Shërbimet e Hotelerisë dhe Gastronomisë lejohen të punojnë 05:00 deri në 22:00, ndërkaq pas orës 22:00 punojnë me shërbim ”merre me vete” dhe ”porosi me dërgesë”.
  4. Të gjitha institucione publike dhe ato private këshillohet të reduktojnë stafin bazuar sspecifikat e tyre dhe ”Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
  5. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50% të kapaciteteve.
  6. Taksistët lejohet të punojnë me një pasagjer deri në 3 nëse janë anëtar të familjes.
  7. Institucionet vartëse të MKRS dhe komunave (teatort, biblioteka, filarmonia, galeria, ansamblet, baleti, kinematë, qendrt rinore, muzetë, etj) lejohet të punojnë deri në ora 22:00, duke shfrytëzuar sallat apo objektet e tyre të punës deri në 40%.
  8. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative, duke shfrytëzuar deri në 40% të hapësirave/sipërfaqeve.
  9. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të hapura dhe mbyllura, ku gjatë stërvitjeve lejohen deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri në 50 persona.