Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 888 raste pozitive me COVID-19, ndërsa është regjistruar një viktimë nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar pesë raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë (182), Gjilan (78), Gjakovë (77), Pejë (67), Ferizaj (60), Klinë (60), Prizren (46), Mitrovicë (45), Lipjan (41), Fushë Kosovë (35), Rahovec (29), Viti (25), Deçan (19), Kamenicë (17), Malishevë (17), Istog (14), Podujevë (13), Gllogoc (12), Vushtrri (12), Obiliq (9), Skenderaj (8), Kaçanik (5), Suharekë (5), Shtime (5), Junik (4), Kllokot (2), Novobërdë (1).

Po ashtu, janë shëruar 38 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 105,881 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë (9), Mitrovicë (5), Gjakovë (4), Obiliq (4), Klinë (4), Prizren (3), Fushë Kosovë (2), Gllogoc (2), Skenderaj (1), Istog (1), Pejë (1), Podujevë (1), Lipjan (1).

Kurse numri i rasteve aktive është 3.489, prej tyre 21 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 111,644 raste nga 953,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,274 raste të vdekjes.