Mbi 20 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë nga ky virus.

03.01.2022 / Suhareka

Mbi 20 raste aktive me COVID-19 në Suharekë
Foto: Ilustrim

Brenda 24 ore janë regjistruar tre raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë 9, Suharekë 3, Prizren 3, Istog 3, Gjilan 2, Ferizaj 2, Gjakovë 1, Fushë Kosovë 1, Pejë 1, Malishevë 1, Vushtrri 1, Rahovec 1, Mitrovicë 1.


Po ashtu, janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.060.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjakovë 4, Prishtinë 2, Fushë Kosovë 2, Rahovec 1, Prizren 1, Dragash 1, Ferizaj 1.

Kurse numri i rasteve aktive është 509, prej tyre 22 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 161,560 raste nga 1,386,106 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,991 raste të vdekjes.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *