Suharekë, mbi 20 pjesëtarë të FSK-së marrin pension të skemës së Forcave të Sigurisë së Kosovës

28.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e dytë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës- është pagesa e rregullt mujore që i paguhet pjesëtarit […]

Suharekë, mbi 20 pjesëtarë të FSK-së marrin pension të skemës së Forcave të Sigurisë së Kosovës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre muajt e dytë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës- është pagesa e rregullt mujore që i paguhet pjesëtarit të FSK-së i cili i plotëson kriteret e parapara në Ligjin për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (Ligji nr.04/L-084).

Përfituesit kanë të drejtë në pensionin e FSK-së, pavarësisht nga një punësim tjetër në sektorin publik ose privat, përveç nëse ata shërbejnë sërish në FSK.

Po ashtu përfitues nga ky pension pas vdekjes së pensionistit edhe bashkëshorti-ja, fëmijët trashëgimtarë, duke përfshirë fëmijët martesor, jashtëmartesor dhe të adoptuar dhe prindërve të pensionistit nëse pensionisti nuk ka bashkëshort-e dhe fëmijë.

Shuma e pagesës së pensioneve të FSK-së përcaktohet prej 60%, 70% dhe 80% të pagës mesatare.

Në bazë të të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se përfitues nga kjo skemë në Komunën e Suharekës janë gjithsej 24 pjesëtarë.

Sipas këtyre statistikave në Komunën e Suharekës nuk vërehet ndonjë rritje apo rënie e numrit të përfituesve nga skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

MuajiPërfituesit nga Komuna e Suharekës nga skema e pensioneve
të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK)
Janar 202124
Shkurt 202124
Mars 202124
Prill 202124
Maj 202124
Qershor 202124