Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë, 561 në Suharekë

Mbi 19 mijë qytetarë të vaksinuar në Kosovë, 561 në Suharekë
Herolind Bytyçi

21.04.2021 / Suhareka

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit më 29 mars deri më 20 prill në Kosovë janë vaksinuar 19 mijë e 77 persona me vaksinën “AstraZeneca”, ku prej tyre 561 në Komunën e Suharekës.

Sipas listës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, Prishtina prin si komunë me 4302 persona të vaksinuar. Pas saj vjen Gjakova me 1582 e Ferizaj me 1397.

Më 7 prill në Komunën e Suharekës procesi i vaksinimit fillimisht është bërë për personelin shëndetësor, për të vazhduar pastaj për grupmoshat mbi 85 vjeç e me radhë, e që deri më tani numri i të vaksinuarëve ka arritur në 561 persona.

Kosova është furnizuar vetëm me 24 mijë vaksina të kompanisë “AstraZeneca”, ku prej tyre QKMF e Suharekës fillimisht ishte furnizuar me 110 doza për personelin shëndetësor, pastaj me 300 për personat mbi 85 vjeç dhe të hënën me 100 doza shtesë.

RAPORTO