Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 9 mijë e 926 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 185 raste aktive me COVID-19, dje u regjistrua një rast i ri me këtë virus në komunën tonë, ndërsa janë shëruar 30 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit në tërë Kosovën janë regjistruar 918 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 1,401 qytetarë, fatkeqësisht është shënuar edhe një rast i vdekjes nga COVID-19.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  265, Gjilan  80, Mitrovicë  71, Skenderaj  67, Vushtrri  56, Gllogoc  37, Istog  34, Fushë Kosovë  33, Viti  32, Rahovec  30, Kamenicë  28, Gjakovë  27, Pejë  24, Ferizaj  21, Shtime  21, Malishevë  20, Prizren  18, Lipjan  15, Deçan  9, Obiliq  9, Klinë  7, Podujevë  6, Kllokot  2, Kaçanik  2, Shtërpcë  1, Suharekë  1, Graçanicë  1, Hani i Elezit  1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë  253, Pejë  140, Ferizaj  103, Gjilan  89, Fushë Kosovë  83, Mitrovicë  75, Lipjan  67, Podujevë  56, Klinë  54, Vushtrri  50, Gjakovë  46, Kaçanik  39, Gllogoc  38, Kamenicë  36, Viti  33, Obiliq  32, Deçan  31, Suharekë  30, Skenderaj  29, Istog  26, Rahovec  24, Dragash  18, Prizren  18, Shtime  17, Malishevë  6, Hani i Elezit  5, Novobërdë  2, Junik  1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 241,133, që nga fillimi i pandemisë e deri tani kanë vdekur 3,171 persona, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 254,230 raste pozitive dhe janë kryer 1,915,473 teste.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.256 doza të vaksinës anti-COVID.

Deri më sot 824.185 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.608 doza të treta dhe 1,356 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.