Mbi 1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga muaji në muaj!

20.08.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, duke u bazuar […]

Mbi 1600 veteranë të luftës në Suharekë marrin pagë nga shteti, numri rritet nga muaji në muaj! Foto: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës sipas komunave në Kosovës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë periudhës TM1 2021, duke u bazuar në gjendjen e muajit mars 2021, numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 38.280. Numri më i madh i përfituesve ishte në Komunën e Deçanit me gjithsej 4.063 ose 10,6% e numrit të përgjithshëm.

Ndërsa në Komunën e Suharekës vërehet rritje e numrit të personave që marrin pensione nga skema për veteranët e luftës.

Në muajin janar të këtij viti numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 1,604, ndërsa në muajin shkurt është rritur në 1,611 dhe në muajin mars përfitues ishin 1,613 persona.

Kurse, ky hov i rritjes së numrit të veteranëve që marrin pagë nga shteti në Komunën e Suharekës ka vazhduar edhe për tremujorin e dytë të 2021’s.

Në muajin prill të këtij viti në Suharekë numri i përfituesve nga skema e pensioneve për veteranët e luftës ishte 1,615, ndërsa në muajin prill është rritur në 1,616 dhe në muajin qershor ky numër u rrit në 1,619 të tillë.

MuajiNumri i veteranëve të luftës në Suharekë që marrin pagë nga shteti
Janar 20211,604
Shkurt 20211,611
Mars 20211,613
Prill 20211,615
Maj 20211,616
Qershor 20211,619