Mbi 12 mijë qytetarë të Suharekës të vaksinuar kundër COVID-19, nesër nuk do të ketë vaksinime

19.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës. Para se të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve, në këtë komunë vaksinimi është bërë në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa tani po bëhet në sallën sportive të Gjimnazit “Jeta e Re”. QKMF e Suharekës përmes një njoftimi ka bërë […]

Mbi 12 mijë qytetarë të Suharekës të vaksinuar kundër COVID-19, nesër nuk do të ketë vaksinime Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Para se të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve, në këtë komunë vaksinimi është bërë në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), ndërsa tani po bëhet në sallën sportive të Gjimnazit “Jeta e Re”.

QKMF e Suharekës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19 e deri më tani janë dhënë 12 mijë e 373 doza të vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer.

“QKMF-Suharekë, sipas raportimeve nga Njësia e Vaksinmit dhe Imunizimit, informon qytetarët se që nga data: 07.04.2021 kur edhe ka filluar procesi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën anti-COVID-19, janë dhënë në total: 12,373 doza të vaksinës AstraZeneca dhe Pfizer, përfshirë këtu edhe rivaksinat”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu menaxhmenti i QKMF-së në Suharekë informon qytetarët se me datë 20.07.2021 nuk punohet me dhënien e vaksinave për nder të festës së Kurban Bajramit dhe lut të gjithë qytetarët të cilët kanë termin për dozën e dytë në këtë datë, të lajmërohen në ditët e ardhshme për rivaksinim, përjashtuar vikendet.

QKMF-Suharekë porosit të gjithë qyetarët: Mbani maskë! Mbani distancë! Mbani higjienë!