Mbi 1 mijë e 500 fletvotime me kusht në Komunën e Suharekës

01.03.2021

Në Qendrën për Numërimin dhe Rezultatet (QNR) ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me […]

Mbi 1 mijë e 500 fletvotime me kusht në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Në Qendrën për Numërimin dhe Rezultatet (QNR) ka filluar numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Elezi ka theksuar se menjëherë pas numërimit të këtyre votave, do të fillohet me procesin e numërimit të fletvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës nga data 2 deri më 12 shkurt.

Ai ndër të tjerash ka bërë të ditur se në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë votuar me kusht 1 mijë e 538 qytetarë, raporton SuharekaOnline.

“Sipas të dhënave, numri më i madh i fletëvotimeve me kusht, pra me numër katërshifror, u takojnë komunave: Prishtinë 7 mijë e 520, Prizren 2 mijë e 953, Fushë Kosovë 1 mijë e 562, Suharekë 1 mijë e 538, Mitrovicë e Jugut 1 mijë e 528 dhe Gjakovë 1 mijë e 521”, tha Elezi.