Mbi 1.7 milion doza të administruara të vaksinës anti-COVID, ky është orari i QKMF-Suharekë për vaksinim

02.02.2022

Po ashtu, nga MSH kanë thënë se vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë. Gjithashtu, nga kjo ministri kanë shtuar se vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19. “Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të […]

Mbi 1.7 milion doza të administruara të vaksinës anti-COVID, ky është orari i QKMF-Suharekë për vaksinim Foto: Ilustrim

Po ashtu, nga MSH kanë thënë se vaksinimi mbetet mënyra më praktike dhe më efektive për t’u ballafaquar edhe më tej me pandeminë.

Gjithashtu, nga kjo ministri kanë shtuar se vaksinimi kundër COVID-19 mund të ulë rrezikun nga infektimi dhe përhapja e virusit që e shkakton COVID-19.

“Vaksinat, gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, ata kanë bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19, “Gjej sa më parë qendrën tuaj të vaksinimit dhe VAKSINOHU!”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa, orari i punës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë për vaksinim kundër COVID-19 është nga ora 07:00 deri në 19:00.