Mbahet takimi i parë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim në fshatin Bukosh për t’i informuar banorët rreth procesit të legalizimit

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim sot mbajti takimin e parë me banorë në fshatin Bukosh për t’i informuar rreth procesit të legalizimit.

Në këtë takim u prezantuan fazat nëper të cilat kalon ky proces, përparsitë dhe të mirat e legalizimit të çdo objekti të ndërtuar pa leje ndërtimore në tërë territorin e Komunës së Suharekës.

Të pranishmëve iu shpërndanë fletushka dhe formularë aplikimi.
Pjesë e takimit ka qenë edhe drejtoresha e Urbanizmit, Sanie Kuqi.