Mbahet ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në Suharekë

Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, sot në shtëpinë e Fellbahut organizoi ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Pjesë e kësaj ligjërate ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka dhe zyrtare të tjera nga Komuna.

Drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi e ka hapur ligjëratën dhe ka folur rreth angazhimeve të drejtorisë dhe të Komunës në përgjithësi për luftën kudër kancerit të gjirit.

Ndërsa ligjëruese e këtij organizimi informues ka qenë Dr.Egzona Kafexholli, e cila i ka njoftuar gratë e pranishme me karakteristikat e kësaj sëmundje.

Ajo, në ligjëratën e saj i ka informuar gratë se cilat janë simptomat e para dhe se si ato vetë në shtëpi mund të bëjnë prova dhe t’a identifikojnë sëmundjen e shumë të tjera.

Ligjërata e sotme është ndjekur me interesim nga gratë, të cilat në një komunikim interaktiv me mjeken dhe drejtoreshën kanë shtruar edhe shumë pyetje lidhur me këtë sëmundje.

Vlen të theksohet se me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pajisur me Mamograf, i cili do t’i shërbejë grave për t’a zbuluar në fazën fillestare sëmundjen.