Në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, sot në fshatin Studençan, organizoi ligjëratë sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.
Pjesë e kësaj ligjërate ka qenë edhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka e cila edhe e ka hapur ligjeratën si dhe stafi mjeksorë nga QKMF-ja.

Drejtoresha e Shëndetësisë znj.Sale Bytyqi, ka folur rreth angazhimeve të drejtorisë dhe të Komunës në përgjithësi për luftën kudër kancerit të gjirit.
Ligjerata është mbajtur në ambientet e SHFMU “Kongresi i Manastirit”.
Ndërsa ligjëruese e këtij organizimi informues ka qenë Dr.Egzona Kafexholli, e cila i ka njoftuar gratë e pranishme me karakteristikat e kësaj sëmundje.

Ajo, në ligjëratën e saj i ka informuar gratë se cilat janë simptomat e para dhe se si ato vetë në shtëpi mund të bëjnë prova dhe t’a identifikojnë sëmundjen e shumë të tjera.
Ligjërata e sotme është ndjekur me interesim nga gratë e këtij fshati të cilat në një komunikim interaktiv me mjeken dhe drejtoreshën kanë shtruar pyetje lidhur me këtë sëmundje.

Vlen të theksohet se me qëllim të diagnostifikimit të hershëm të kancerit të gjirit Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pajisur me Mamograf, i cili gjatë këtij muaji është falas për ekzaminim dhe i cili do t’i shërbejë grave për t’a zbuluar në fazën fillestare sëmundjen.