Masakra e familjes Berisha në Suharekë, Ministri Mehaj: Gjithmonë në kujtimet tona!

26.03.2022

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në kafiteri ku edhe do të […]

Masakra e familjes Berisha në Suharekë, Ministri Mehaj: Gjithmonë në kujtimet tona! Foto: Ilustrim

E tëra nisi kur te shtëpitë e kësaj familjeje, që nuk gjendet më larg se 100 metra nga stacioni policor i Suharekës, do të shfaqeshin paramilitarët serbë, që disa do t’i vrisnin në pragun e shtëpisë e të tjerët do t’i dëbonin nga shtëpia e tyre, duke i dërguar në kafiteri ku edhe do të ndodhte masakra.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha. Këta të tre gjatë transportit të viktimave drejt Prizrenit, kanë kërcyer nga kamioni që ishte në lëvizje për të shpëtuar. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në kamionin kishte edhe të tjerë që ishin gjallë, por të plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se data e sotme na kthen prapa 23 vjetësh edhe në familjen Berisha në Suharekës.

Po ashtu, ministri Mehaj ka shkruar se në këtë datë para 23 vjetësh kriminelët barbarë serb vranë 50 anëtarë të kësaj familje, ku prej 11 ishin fëmijë.

Ai ka shtuar se të gjithë të rënët për liri, gjithmonë do të jenë në kujtimet tona, duke thënë se ne nuk harrojmë asnjëherë.

Shkrimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj:

Data e sotme na kthen prapa 23 vjetësh edhe në familjen Berisha të Suharekës, kur kriminelët barbarë serb vranë 50 anëtarë të kësaj familje, ku prej tyre 11 ishin fëmijë.

Gjithmonë në kujtimet tona!
Ne nuk harrojmë asnjëherë!