Mashtroi një femër dhe i mori para, Policia arreston suharekasin pas një viti

25.04.2023

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim. Sipas raportit të policisë dërguar mediave, thuhet se i dyshuari gjatë vitit 2022, e ka kryer veprën “mashtrim” pasi që i njëjti i ka marrë para një femre, raporton SuharekaOnline. Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se rasti në […]

Mashtroi një femër dhe i mori para, Policia arreston suharekasin pas një viti Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në Suharekë ka arrestuar një person të dyshuar për mashtrim.

Sipas raportit të policisë dërguar mediave, thuhet se i dyshuari gjatë vitit 2022, e ka kryer veprën “mashtrim” pasi që i njëjti i ka marrë para një femre, raporton SuharekaOnline.

Policia e Kosovës në Suharekë ka bërë të ditur se rasti në Stacionin Policor është raportuar me 19 prill 2022, ndërsa i dyshuari është arrestuar dje, 24 prill 2023, pas një viti në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Policia e Kosovës poashtu, ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.