Mashtrimet në Suharekë s’kanë të ndalur, brenda 9 muaje kaq raste të tilla u raportuan në polici

23.10.2021

Në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës jo rrall herë është prezent edhe numri i rasteve të mashtrimeve. SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të mashtrimeve që janë raportuar gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës. Sipas këtyre […]

Mashtrimet në Suharekë s’kanë të ndalur, brenda 9 muaje kaq raste të tilla u raportuan në polici Foto: © Hallka Marketing Agency

Në takimet e sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës jo rrall herë është prezent edhe numri i rasteve të mashtrimeve.

SuharekaOnline ka mbledhur statistikat e rasteve të mashtrimeve që janë raportuar gjatë periudhës Janar-Shtator 2021 në stacionin policor në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave, bëhet e ditur se brenda kësaj periudhe kohore, pra brenda 9 muaje në Komunën e Suharekës kanë nodhur 7 raste të mashtrimit.

Gjatë muajit Janar të vitit 2021 ndodhën 2 raste të mashtrimit, në Shkurt 2 raste të tilla, në Mars dhe Prill asnjë rast, në Maj 2 raste të mashtrimit të raportuara në polici, në Qershor asnjë rast, në Korrik një rast i tillë, në Gusht dhe Shtator asnjë rast i mashtrimit.

MuajiNr. i rasteve të mashtrimit në Komunën e SuharekësDy javët e paraDy javët e fundit
Janar 2021211
Shkurt 2021220
Mars 2021000
Prill 2021000
Maj 2021202
Qershor 2021000
Korrik 2021101
Gusht 2021000
Shtator 2021000
TOTAL734

Etiketat

Ofertat e fundit