MASH dhuron 21 laptop për 7 shkolla të Komunës së Suharekës

22.12.2020

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka dhuruar 21 laptopë për 7 shkolla të Komunës së Suharekës. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani gjatë ditës së sotme ka pranuar 21 laptop nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët do të shpërndahen në 7 shkolla. Shkollat që kanë përfituar laptop janë: SHFMU “7 Marsi” […]

MASH dhuron 21 laptop për 7 shkolla të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka dhuruar 21 laptopë për 7 shkolla të Komunës së Suharekës.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani gjatë ditës së sotme ka pranuar 21 laptop nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët do të shpërndahen në 7 shkolla.

Shkollat që kanë përfituar laptop janë: SHFMU “7 Marsi” në Suharekë, SHFMU ’’Edit Durham” në Mushtishtë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan, SHFMU “Dituria” në Samadrexhë, SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë si dhe SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.

Njoftimi i plotë:

MASH dhuron 21 laptopë për 7 shkolla të Komunës së SuharekësMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka dhuruar sot 21 laptopë për shtatë shkolla të komunës së Suharekës, të cilat i ka pranuar Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Remzi Bajselmani.

Laptopët i ka sjellë në Suharekë dhe i ka dorëzuar përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Fatmir Elezi, të cilin edhe e kanë falënderuar drejtorët e shkollave që kanë përfituar nga ky donacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shkollat që kanë përfituar laptopë janë: SHFMU “7 Marsi” në Suharekë, SHFMU ’’Edit Durham” në Mushtishtë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan, SHFMU “Dituria” në Samadrexhë, SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë si dhe SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.