Prizreni planifikon të ndërtoj memorialin për heroin e kombit, Besim Ndrecaj në vendin e rënies së tij

Në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Besim Nrecaj, është përkujtuar me një dedikim në rrjetin social facebook nga drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdari.

Me këtë ai rast ka njoftuar se në javët që vinë, do të hapen procedurat tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit, Besim Nrecaj në vendin e rënies së tij.

“3 Maj ! Heroi im Besim Nrecaj

25 vite më parë, ra deshmor Besim Nrecaj pas qëndresës heroike që bëri ndaj okupatorit shovenist serb, duke lënë të vdekur disa kriminelë të kohës.

Vepra e dëshmorit Besim Nrecaj do të jetojë përherë për sa kohë të dëgjohet zë shqiptari. Rëndësia e veprës së pavdekshme të Besimt është e shumanshme, si për nga momenti kur u krye ky akt gjithashtu edhe për mënyrën si u krye. Ai u krye në një moment shumë të rëndë për shqiptarët, kur kishte pak shpresa se me rrugën dhe mjetet e nisura do të kishte një perspektivë për shqiptarët.

12 vite më parë, Keshilli Organizativ dhe banorët e dy fshatrave Malësi e Re dhe Lutogllavë kishin një ditë të lumtur dhe krenare. Pas një pune të jashtëzakonshme për rrethanat, arritëm që me 3 Maj, 2008 të kryenim një pjesë të obligimit për Heroin Besim Nrecaj;
E para, pavarësimin e shkollës fillore në Lutogllavë.
E dyta, nga kjo datë, kjo shkollë do të quhej Besim Nrecaj dhe
E treta, data 3 Maj u vendos si dita e Shkollës.

Që të tri këto ngjarje, për kohën e tanishme, në dukje shihen si të thjeshta, por në rrethanat e asaj periudhe ishin sfiduese nga pushteti dhe strukturat politike të asaj kohe, sidomos për emërtimin e shkolles Besim Nrecaj. Edhe sot kam shumë pikëpyetje pse iu pengoi aq shumë emërtimi i shkollës Besim Nrecaj!!
Por kur populli është i bashkuar, s’ka sfidë që nuk e fiton.

Sot, jam shumë i lumtur që në cilësinë e Drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, po e përmbush edhe një pjesë të obligimit ndaj Heroit tim Besim Nrecaj: në javët që vinë, do të hapen procedurat tenderuese për ndërtimin e memorialit për heroin e kombit Besim Nrecaj në vendin e rënies.

Nga çlirimi i Kosovës, patëm një strukturë politike që nuk e njohu, e jo rrallë kundershtoi, amanetin e dëshmoreve dhe idealin e luftetarëve të lirisë.
Pastaj, patëm një strukturë politike që e braktisi deri në harrresë amanetin e dëshmorëve dhe idealin e luftetarëve të lirisë. Shpresoj të mos jemi as me të parët e as me të dytët, por të punojmë fort çdo ditë e përherë për amanetin e dëshmorëve e idealin e luftetarëve të lirisë.

Mirënjohje e respekt deri në përulje për veprën e madhe të Heroit Besim Nrecaj, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit” ka shkruar drejtori Hajdari.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.