Qendra për Punë Sociale (QPS) në Komunën e Suharekës ka ndërmarrur një aksion për lypsarët në rrugë.
Në Komunën e Suharekës shpesh herë kemi hasur në rrugë lypsar për të kërkuar lëmoshë, por disa prej tyre nuk janë as shtetas të Republikës së Kosovës.
Zyrtarë nga Qendra pë Punë Sociale, sot kanë dalur në qytet për t’i identifikuar lypsarët në rrugë, të cilët kanë deklaruar se ata janë këtu për të kërkuar lëmoshë.
Gjatë kontaktit me ta, zyrtarët nga QPS nuk kanë hasur në dokumente të identifikimit të tyre, por ata janë deklaruar se janë nga Shqipëria dhe kanë thënë se kanë ardhur prej hallit dhe kushteve të rënda ekonomike.
Qendra për Punë Sociale (QPS) do të merret me rastin konform rregullave dhe ligjeve që janë në fuqi lidhur me këtë kategori.
