LVV: Vazhdon degradimi i arsimit në Komunën e Suharekës, punësime pa konkurs

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë ka reaguar për punësimet pa konkurse në Komunën e Suharekës.

Sipas LVV-së Qeverisja aktuale e Komunës së Therandës është duke e vazhduar degradimin e arsimit.

Ata thonë se institucionet shkollore po shfrytëzohen për rehatime të militantëve, kjo dukuri është vazhdimësi e mënyres së qeverisjes së mëparshme të LDK-së.

Reagimi i plotë:

Punësim pa konkurs në shkollën “Avdyl Rama”

Qeverisja aktuale e Komunës së Therandës është duke e vazhduar degradimin e arsimit. Institucionet shkollore po shfrytëzohen për rehatime të militantëve, kjo dukuri është vazhdimësi e mënyres së qeverisjes së mëparshme të LDK-së.

Së fundmi, mësojmë që në Shkollën Profesionale “Avdyl Rama” është punësuar pa konkurs, Blerta Kuqi vajza e Sahadete Kuqit – zyrtare në Drejtorinë e Arsimit.

Këtë përmes telefonit e ka konfirmuar edhe Ushtrues i Deytrës së Drejtorit të kësaj shkolle, Destan Berisha.

Rikujtojmë që vitin e kaluar po në këtë shkollë është emëruar zëvendësdrejtor, Agron Suka, për emërimin e të cilit jemi njoftuar 3 muaj para se të hapet konkursi.

Gjithashtu edhe për pozitën e drejtorit nuk është hapur ende konkurs, edhe përkundër faktit që ka kaluar një kohe e gjatë që shkolla udhëhiqet nga Ushtrues Detyre.

E për këto punësime përgjegjësia kryesore bie mbi zyrën e kryetarit të Komunës pasi që puna e secilës drejtori të Komunës është centralizuar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.