LVV: ‘Trajtimi i veçantë i Blerim Kuçit’, diskriminim i qytetarëve të Suharekës

Të hënën Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë Kuçi përmes një postimi në facebook ku ka thënë se pas një kontakti është testuar dhe ka rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan SuharekaOnline.

E menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ku i ka uruar shërim të shpejtë ministrit në fjalë dhe duke i thënë se si drejtori e Shëndetësisë do t’ia ofrojnë të gjitha kapacitetet dhe do të jenë në shërbimin e ministrit Kuçi.

Reagimit të drejtoreshës Kuqi iu është kundër përgjigjur Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë duke thënë se drejtoresha Kuqi po heshtë sa i përketë gjendjës së shkollave nga situata epidemiologjike e po i ofron Blerim Kuçit shërbime të veçanta.

“Drejtoresha e Shëndetësisë në Therandë, Besa Kuqi, hesht për gjendjen e drejtuesve, mësimdhënësve dhe fëmijëve në shkolla, e i ofron shërbime të veçanta Blerim Kuçit”, thuhet në reagimin e LVV-së, përcjellë SuharekaOnline.

“Përmes një postimi në Facebook, ajo ka njoftuar që Blerim Kuçi është prekur nga COVID-19, dhe ka ofruar të gjitha kapacitetet e drejtorisë në shërbim të Ministrit Kuçi” thuhet tutje në reagim.

Sipas LVV-së dega në Suharekë thuhet se në Komunën e Suharekës aktualisht ka numër të madhë të mësimdhënësve të infektuar me virusin Korona.

“Aktualisht në Komunën e Therandës është një numër i madh i mësimdhënësve të prekur nga Covid-19, për të cilët jo që nuk ofrohet ky shërbim i nevojshëm por madje po mbahen në heshtje”.

E sipas LVV-së ky fakt është diskriminim për qytetarët e Komunës së Suharekës.

“Ky privilegj që është bërë, është diskriminues për qytetarët e tjerë të Komunës sonë të prekur nga Covid-19, dhe tregon më së miri se sa selektiv është trajtimi i të prekurve nga ky virus”.

RAPORTO