LVV-Suharekë: Tentimet për kurdisje tenderi, ia humbin Suharekës projektin në vlerë 274.000€

21.12.2020

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth kurdisjeve të tenderëve meqë rast po humbin projektet në Komunën e Suharekës. Një rast i tillë sipas tyre ka ndodhur më datë 17.06.2020 ku është publikuar aktiviteti i prokurimit rreth projektit me bashkëfinancim “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në […]

LVV-Suharekë: Tentimet për kurdisje tenderi, ia humbin Suharekës projektin në vlerë 274.000€ Foto: Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth kurdisjeve të tenderëve meqë rast po humbin projektet në Komunën e Suharekës.

Një rast i tillë sipas tyre ka ndodhur më datë 17.06.2020 ku është publikuar aktiviteti i prokurimit rreth projektit me bashkëfinancim “Ndërtimi i shtegut të ecjes në Suharekë dhe 10 parqeve në fshatrat e Komunës së Suharekës.”

LVV-Suharekë thotë se rreth këtij projekti kanë reaguar tri herë.

“Rreth ketij projekti kemi pasur tri reagime, fillimisht kemi paraqitur tentimet për kurdisje përmes kritereve diskriminuese, pastaj vendimin e OSHP-së i cili e ka shpallur të papërgjegjshme firmën fituese duke konstatuar mbi 10 kritere të mos plotësuara, e përkundër këtyre konstatimeve nga OSHP, më 20 Tetor pas rivlerësimit nga zyra e prokurimit përsëri ishte shpallur fitues e njëjta firmë” ka shkruar LVV-Suharekë në facebook.

“Pas vazhdimit të ankesave të OSHP, dhe pas rrezikut që ky rast do të përfundonte në prokurori, më 27 Nëntor organet e Komunës e shpallin të papërgjegjshme firmën që nuk i plotësonte kriteret, rrjedhimisht tenderin e fiton firma ankuese.

Por kjo ndodhë vetëm pasi që dy ditë më parë (25.11) ky projekt me bashkëfinancim është anuluar nga Komuna duke e përdorur për arsyetim vendimin e Qeverisë që anulon disa projekte për shkak të kursimeve buxhetore.Sikur të mos përcillej ky tender me tentimet për manipulime që e kishin qëllim dhënien e tenderit, militantit të AAK-së, kontrata e këtij projekti do të nënshkruhej në muajin Gusht, dhe tashmë do të duhej të ishte në përfundim e sipër.

Ky rast dëshmon më së miri që për kryetarin e komunës edhe më i rëndësishme se realizimi i një projekti në të mirë të qytetarëve, është realizuesi i tij, pra firma fituese e tenderit” thuhet tutje në reagim.

No photo description available.
No photo description available.