LVV: Komuna e Therandës, e shpërblen përsëri me kontratë firmën e Blerim Kuçit

30.03.2020

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi ka ngritur shqetësimin për nënshkrimin e kontratës për Ndërtimin e Rrugës Brigada 123 – Sheshi në Suharekë ku sipas kësaj dege është shpërblyer firma e Blerim Kuçit. “Komuna e Therandës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë për projektin “Ndërtimi i rrugës ” Brigada 123 ” – Sheshi […]

LVV: Komuna e Therandës, e shpërblen përsëri me kontratë firmën e Blerim Kuçit Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë përmes një reagimi ka ngritur shqetësimin për nënshkrimin e kontratës për Ndërtimin e Rrugës Brigada 123 – Sheshi në Suharekë ku sipas kësaj dege është shpërblyer firma e Blerim Kuçit.

“Komuna e Therandës ka nënshkruar kontratën për punë shtesë për projektin “Ndërtimi i rrugës ” Brigada 123 ” – Sheshi në Suharekë“

Lloji i procedurës së kësaj kontrate është procedur e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës. Fitues i kësaj kontrate është Operatori Ekonomik „HIDROTERM“ ( ish pronë e Blerim Kuçit, aktualisht e djalit të tij)

Vlera e parashkuar e kësaj kontrate është 79.943,14€.

Rikujtojmë që vlera e kontratës bazë ishte 1.723.134,80€.

Edhe pas dorëheqjes së shefit të prokurimit, në Komunën e Therandës është duke u vazhduar i njëjti menaxhim nga Zyra e Prokurimit, veq se tani me Ushtrues Detyre” thuhet në njoftimin e LVV-së dega në Suharekë.