Luftimi i pandemisë, FSK mbështet me tenda 13 komuna, përfshirë edhe Suharekën

01.09.2021

Ditë më parë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Minsitria e Mbrojtjes vendosjen e një tende në oborrin e QKMF-së në mënyrë që qytetarët me simptoma të COVID-19 të marrin shërbime aty. Lidhur me këtë dhe ndihmat tjera që janë nga kjo minsitri, ka folur edhe […]

Luftimi i pandemisë, FSK mbështet me tenda 13 komuna, përfshirë edhe Suharekën Foto: Ilustrim

Ditë më parë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Minsitria e Mbrojtjes vendosjen e një tende në oborrin e QKMF-së në mënyrë që qytetarët me simptoma të COVID-19 të marrin shërbime aty.

Lidhur me këtë dhe ndihmat tjera që janë nga kjo minsitri, ka folur edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka numëruar fushat nëpër të cilat FSK-ja ka dhënë kontribut lidhur me luftimin e pandemisë së COVID-19.

– FSK është duke mbështetur aktualisht me 13 tenda këto komuna: Prishtinë, Podujevë, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Ferizaj, Suharekë, Gjilan, Viti, Malishevë dhe Kaçanik.

-Vendosjen e kontejnerëve në pikat kufitare: Kullë, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe Bernjak.

– Mbështetjen me transport për nevojat e Komisionit Ndërshtetëror për Menaxhimin e Emergjencës Anti-Covid;

– Mbështetetjen e institucioneve shëndetësore me tenda të cilat shfrytëzohen në aktivitetet për përballimin e situatës me Covid-19.

– Nga java e kaluar kemi filluar shpërndarjen e rreth 1 milion maskave për qytetarët e të gjitha komunave dhe procesi i shpërndarjes vazhdon edhe nëpër institucione lokale nëpër të gjitha komunat e vendit”.