Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka përmbyllur listën e kandidatëve për asamble komunale për zgjedhjet e 17 tetorit.

Lista prej 34 kandidatëve udhëhiqet nga nënkryetari i degës së kësaj partie, Jeton Rrakaqi.

Sipas PDK-së në listën e tyre fituese janë përfshirë të gjithë profesionistët: mjek, inixhinerë,profesorë, juristë, ekonomistë, psikologë, ekspert të IT-s, biznismenë, hisortianë etj.

Po ashtu aspekti gjinor është i përfaqësuar jashtëzakonishtë mirë, duke ju dhënë hapësirë grave të suksesshme e profesionale, si pjesë e rëndësishme e jetes politike dhe sociale.

Kujtojmë se ditë më parë PDK ka miratuar edhe kandidaturën e të nominuarit e degës së kësaj partie në Suharekë, Murtez Zekolli.