[LISTA] – Dalin rezultat, nxënësit dhe studentët që përfituan bursa nga Komuna e Suharekës

Pas miratimit të Rregullorës së re për bursa për nxënës dhe studentë, që u bë në janar të vitit 2019 të Kuvendit të Komunës, Drejtoria Komunale për Arsim në nëntor të vitit 2019 ka publikuar konkursin për aplikim.

Për dallim nga viti shkollor 2018-2019, që u ndan 150 bursa prej të cilëve 100 ishin për studentë dhe 50 për nxënës, Komuna e Suharekës për vitin akademik 2019/2020 do të ndajë 210 bursa ku prej tyre 130 për studentë dhe 80 për nxënës.

Vlera e bursës për studentë do të jetë 500€ (50€/10 muaj) ndërsa për nxënës 250€ (25€/10 muaj). Vlera totale e bursave do të jetë 85,000 euro.

LEXO EDHE:  2 raste me COVID-19 shkuan nga Kosova në Slloveni

Të gjithë përfituesit e bursës  duhet të dërgojnë në zyrën e financave të Drejtorisë Komunale të Arsimit konfirmimin e llogarisë bankare dhe kopjen e letërnjoftimit deri më datën 30 qershor 2020.