Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 332 qytetarë brenda 2 jave

06.05.2021

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19. Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë […]

Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 332 qytetarë brenda 2 jave Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba në bazë të ligjit anti COVID-19.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë ligjin anti-COVID, ligj ky i cili ka për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në takimin për siguri lokale, ku ndër tjerash ka treguar se gjatë dy javëve të kaluara Policia e Kosovës në Suharekë ka shqiptuar 332 tiketa në bazë të këtij ligji.

Ndër, tjerash Sylaj ka bërë të ditur se për periudhë të njëjtë kohore Policia e Kosovës në Suharekë kanë shqiptuar edhe 211 tiketa për kundërvajtje në trafik.

Rikujtojmë se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me COVID-19.