Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 194 qytetar brenda 2 jave

25.03.2021

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas. Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Komandanti […]

Ligji anti-COVID, Policia e Suharekës dënon 194 qytetar brenda 2 jave Foto: Ilustrim

Në takimin për siguri lokale në Komunën e Suharekës, që u mbajt sot, nënkryetarja e komunës Mihrije Suka, ka njoftuar për aktivitetet që kanë ndodhur gjatë dy javëve që i lamë pas.

Gjendja e sigurisë në komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit, ndër tjera ai ka treguar se Policia e Suharekës gjatë këtyre dy javëve ka shqiptuar 390 tiketa trafiku.

Gjithashtu, Sylaj në këtë mbledhje ndër tjerash ka thënë se gjatë këtyre dy javëve Policia e Suharekës ka gjobitur 194 qytetarë në bazë të ligjit anti-COVID.