“Let’s Do It Kosova” pastron rrugën në Duhël të Suharekës dhe mbjell 50 drunj

24.09.2021

Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës kjo organizatë ka organizuar aksionin për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël. Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone. Komuna e Suharekës u zotua se do […]

“Let’s Do It Kosova” pastron rrugën në Duhël të Suharekës dhe mbjell 50 drunj Foto: Ilustrim

Së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës kjo organizatë ka organizuar aksionin për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël.

Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone.

Komuna e Suharekës u zotua se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mirëmbajtjen e mjedisit. Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për “Ditën e Pastrimit të Botës”.

Para aksionit

Let’s Do It u bënë thirrje të gjitha komunave, institucioneve të tjera gjegjëse si dhe qytetarëve që të vazhdojnë në përditshmëri angazhimin e tyre për mjedisin ku jetojnë e veprojnë.

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë.

Pas aksionit