Lehtësimet për bizneset për përiudhën e pandemisë do të diskutohen në Asamble Komunale

Shefat e grupeve të Asamblesë Komunale të Suharekës dhe disa asambleistë, së bashku me kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj dhe kryesuesin e Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, kanë diskutuar për t’a parë mundësinë për lehtësim dhe lirim nga disa obligime financiare ndaj Komunës së Suharekës, për bizneset që operojnë në Komunën tonë, për periudhën e pandemisë COVID-19.

Shqyrtimi i pakos fiskale për t’i dalur në ndihmë bizneseve e ka gjetur përkrahjen edhe nga kryetari Muharremaj si dhe nga të gjithë të pranishmit e tjerë.

Drejtori i Financave z.Agim Bylygbashi ka dhënë sqarime se si mund të ndodh kjo në bazë të rregullave dhe ligjeve financiare.

Po ashtu sqarime shtesë për nga ana ligjore ka dhënë edhe zyrtari ligjor i Komunës z.Avni Bytyqi, lidhur me temën në fjalë.

Nga të gjithë të pranishmit, u vendos që kjo të diskutohet si pikë e veçantë në mbledhjen e Asamblesë Komunale.

Një kërkesë të ngjashme e ka bërë asambleisti Bashkim Ndrecaj, e cila ishte diskutuar në mbledhjen e datës 22 qershor të Komitetit për Politika dhe Financa.

Sipas procesverbalit të mbledhjes së asaj date Ndrecaj ka kërkuar që:

  1. Të lirohen nga taksa për vitin 2020 në lartësi 50% të ngarkesës vjetore të gjitha bizneset e komunës së Suharekës.
  2. Të gjitha ato biznese që kanë paguar taksës Komunale për vitin 2020 kompensohen në vitin 2021.
  3. Të lirohen nga taksa/pagesa Komunale për vitin 2020 të gjitha bizneset që shfrytëzojn pronat publike si terasa të lokaleve në fushën e gastronomisë.
  4. Të lirohen nga pagesa e qeras për vitin 2020 të OJQ-të apo bizneset tjera private që operojnë në fushën e kulturës rinis dhe sportit që shfrytëzojnë hapësirat dhe objektet të cilat janë pron ë e Kuvendit Komunal.
  5. Të lirohen nga pagesa e qerasë dhe rentës për 3 muaj të gjitha bizneset private përfshirë këtu dhe ato individuale që paguajn qera për lokalet afariste dhe tokat bujqësore që janë pronë e Kuvendit Komunal.
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.