LDK-Suharekë: Nuk jemi kundër subvencionimit të FC Ballkanit, por për lënien anash të klubeve tjera sportive

29.06.2021

Sot është mbajtur seanca e radhës e Asamblesë Komunale të Suharekës. Gjatë kësaj seanca u hap pika e dytë e shqyrtimit të projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit. Pas shumë debateve nga ana e partive opozitare, pas debatit doli në votim, ku me disa vota të partisë opozitare, LDK-së arriti të kalojë ky projekt-vendim. […]

LDK-Suharekë: Nuk jemi kundër subvencionimit të FC Ballkanit, por për lënien anash të klubeve tjera sportive Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Sot është mbajtur seanca e radhës e Asamblesë Komunale të Suharekës.

Gjatë kësaj seanca u hap pika e dytë e shqyrtimit të projekt-vendimit për ti ndihmuar klubit të Ballkanit.

Pas shumë debateve nga ana e partive opozitare, pas debatit doli në votim, ku me disa vota të partisë opozitare, LDK-së arriti të kalojë ky projekt-vendim.

Ndërsa para pak minutash përmes një shkrimi LDK dega Suhareka ka thënë se nuk është kundër subvencionimit për klubin futbollistik, Ballkani dhe në parim, as kundër vendimit të sotëm të Asamblesë Komunale në Suharekë për mbështetje financiare ndaj këtij klubi.

Por, ky subjekt politik ka shprehur indinjatën e saj të thellë për lënien anash të klubeve tjera sportive, shumë prej të cilave janë në përpjekje të vështirë për mbijetesë.

“LDK dega në Suharekë, nuk është kundër subvencionimit për Klubin Futbollistik Ballkani. Dhe, në parim, as kundër vendimit të sotëm të Asamblesë Komunale në Suharekë, për mbështetjen financiare ndaj këtij Klubi, por shpreh indinjatën e saj të thellë për lënien anash të Klubeve tjera sportive, shumë prej të cilave janë në përpjekje të vështirë për mbijetesë”, ka shkruar LDK dega Suharekë.

Poashtu LDK dega në Suharekë, apelon institucionet qeverisëse të Komunës së Suharekës, që tu ndahen mjete edhe klubeve tjera sportive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Komunën tonë!

Shkrimi i plotë:

Rreth Subvencioneve për Klubet Sportive

LDK dega në Suharekë, nuk është kundër subvencionimit për Klubin Futbollistik Ballkani. Dhe, në parim, as kundër vendimit të sotëm të Asamblesë Komunale në Suharekë, për mbështetjen financiare ndaj këtij Klubi, por shpreh indinjatën e saj të thellë për lënien anash të Klubeve tjera sportive, shumë prej të cilave janë në përpjekje të vështirë për mbijetesë.

Retorika për drejtësi e barazi ka dominuar dhe vazhdon ta dominojë fjalorin politik edhe ditëve të sotme. Dhe nuk është barazi e as drejtësi t’i ndihmohet vetëm një klubi sportiv, sepse është diskriminim për klubet tjera. Ndërkaq Diskriminimi si i tillë është koncept i dëmshëm për një shoqëri.

LDK dega në Suharekë, apelon institucionet qeverisëse të Komunës së Suharekës, që tu ndahen mjete edhe klubeve tjera sportive që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Komunën tonë!