LDK: Qeverisja Muharremaj vazhdon me degradimin e arsimit në Suharekë

04.09.2020

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi dërguar mediave ka shprehur shqetësimet e tyre lidhur me punësimet e zyrtarëve partiak në konkurset e shpallura nga DKA-ja. Sipas këtij reagimi thuhet se nuk ka konkurs të mirëfilltë por një proces rekrutimi i disa mësimdhënësve në radhët e AAK-së. “Lidhja Demokratike e Kosovës dega […]

LDK: Qeverisja Muharremaj vazhdon me degradimin e arsimit në Suharekë Foto: Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë përmes një reagimi dërguar mediave ka shprehur shqetësimet e tyre lidhur me punësimet e zyrtarëve partiak në konkurset e shpallura nga DKA-ja.

Sipas këtij reagimi thuhet se nuk ka konkurs të mirëfilltë por një proces rekrutimi i disa mësimdhënësve në radhët e AAK-së.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë po ndjek me shqetësim të madh parregullsitë dhe shkeljet e hapura nga Drejtoria Komunale e Arsimit, në konkursin e fundit.

Ç’është e vërteta nuk ka konkurs të mirëfilltë por një proces rekrutimi i disa mësimdhënësve në radhët e AAK-së, që pritet të punësohen rishtazi nga DKA-ja. Pothuajse në të gjithë pozitat e shpallura në konkurs dihen emrat se kush do të punësohet.

Edhe më shqetësuese është fakti se personat që do të punësohen (rekrutohen) janë familjarë të zyrtarëve të AAK-së, ndërkaq disa të tjerë punësohen për sigurimin e votës për këtë parti.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë vlerëson se gjendja në arsim me qeverisjen Muharremaj po degradon gjithnjë e më shumë në dëm të mësimdhënësve e posaqërisht në dëm të nxënësve.

Kerkojmë nga Drejtoria e Arsimit dhe kryetari i Komunës, që të ndalojnë praktikat e tilla degraduese që po dëmtojnë procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkollat e komunës sonë.

Gjithashtu kërkojmë nga Inspektorati i punës dhe Inspektorati i arsimit të bëjë inspektimin e këtyre shkeljeve ligjore që po e dëmtojnë cilësinë në arsim” thuhet në reagimin e LDK-së dega në Suharekë.