LDK: Neglizhenca nga menaxhmenti i QKMF-së rrezikon përhapjen e covid-19

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë ka reaguar kundrejt Drejtuesve të shëndetësisë ( DSHMS ) dhe menagjmenti të QKMF-së në Suharekë.

Sipas reagimit të kësaj dege thuhet se DHMS dhe menagjemnti i QKMF-së ka neglizhuar njoftimin e stafit të saj me rastin e doktorit të dalë pozitiv me Covid – 19.

“Më datën 8 prill janë marrë mostrat e 17 qytetarëve të Komunës sonë si të dyshuar me Covid – 19 ndër ta edhe një doktor nga QKMF-ja. Këto rezultate janë bërë publike po me këtë datë në mbrëmje. Nga kjo kohë menagjmenti i QKMF-së nuk ka njoftu stafin e saj me rezultatet e testimit duke rrezikuar për përhapjen e Covid-19 edhe tek stafi tjetër shëndetësor dhe qytetarët që kanë pasur kontakt me ta. Po ashtu nuk janë hulumtu përsonat që kanë pasur kontakt me doktorin në fjalë.

Kjo neglizhencë nga menagjmenti i QKMF-së rrezikon përhapjen e Covid-19 dhe është kundër masave dhe udhëzimeve nga IKSHPK-ja” thuhet në reagimin e LDK-së.

Kujtojmë se SuharekaOnline ditë më parë ka konfirmuar se i infektuari me covid-19 nga fshati Bllacë është mjek i QKMF-së.

RAPORTO