Fundviti LDK e Suharekës falenderon qytetarët për sukseset e vitit 2019, uron për vitin 2020!

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë përmes një urimi paraprakisht ka falenderuar qytetarët e Suharekës për mbështetjen në vitin 2019 dhe njëkohësisht i ka uruar për vitin 2020.

” Të dashur qytetarë, Viti 2019 fal mbështetjes Tuaj dhe angazhimit të gjitha strukturave tona ishte viti i sukseseve për LDK-në dega në Suharekë.

Me këtë rast Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, uron të gjithë qytetarët e Suharekës, Kosovës dhe gjithë shqiptarët kudo që janë festen e ndërrimit të viteve!

Le të nisim bashkë këtë vit të ri plot me shpresë dhe optimizëm për më shumë zhvillim, bashkpunim, paqe, dashuri, solidaritet dhe gjitha të mirat për të gjithë.

Urojmë që viti 2020 Kosovës të i sjellë siguri, prosperitet, zhvillim dhe integrim! Gëzuar për shumë mote!” thuhet në njoftimin e LDK’s.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.