LDK dega në Suharekë: Koalicioni me VV kërkesë qytetare

19.01.2020

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suharekë, në mbledhjen e fundit të mbajtur më 19.01.2020 pos tjerash shqyrtoi edhe situaten e krijuar pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe mundësinë e krijimit të institucioneve mbështetur në vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit. Me këtë rast, Kryesia e […]

LDK dega në Suharekë: Koalicioni me VV kërkesë qytetare Foto: Ilustrim

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Suharekë, në mbledhjen e fundit të mbajtur më 19.01.2020 pos tjerash shqyrtoi edhe situaten e krijuar pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe mundësinë e krijimit të institucioneve mbështetur në vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Me këtë rast, Kryesia e Degës së LDK-së në Suharekë vlerëson që dy subjektet fituese të zgjedhjeve LVV dhe LDK duhet t’i shikojnë interesat e qytetarëve para atyre partiake dhe të jetësojnë vullnetin e mbi 400 000 votuesve për ndërtimin e koalicionit të shpresës dhe vullnetit të qytetarëve të shprehur me votë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryesia e Degës vlerëson që koalicioni VV-LDK është kërkesë qytetare dhe si e tillë duhet domosdoshmërisht të jetësohet.

Çdo vonesë apo dështim i këtij koalicioni është i dëmshëm për vendin dhe kundër vullnetit të qytetarëve të shprehur me votën e tyre në zgjedhjet e 6 tetorit dhe njëherit kërkon nga lidershipi i këtyre dy subjekteve që sa më parë të arrihet koalicioni i shumkërkuar nga qytetarët.